Lajme
Avokati i Veselit: Konflikte, dallime, ka pasur, por shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së
Demokracia
15:27 | 04 Prill 2023

Share:

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, tha se Prokuroria ka dështuar të dëshmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përndjekur dhe keqtrajtuar zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Avokati britanik tha se FARK-u ishte përfshirë në UÇK dhe se “shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së”.

“Ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren, ku shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin në fakt anëtarë të LDK-së”, tha Emmerson.

Siç tha ai, këto të dyja “nuk ishin dy grupe më vete, ishin të ndërthurura”.

“Tani, konflikte, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike. Por asnjëherë nuk ka pasur një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së”, tha Emmerson.

 

Të ngjashme