Lajme
Avokati i Veselit demanton një nga një pretendimet e Prokurorisë, bën ndërlidhjen e jashtëzakonshme me rastin “Haradinaj”
Demokracia
16:04 | 04 Prill 2023

Share:

Avokati i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Ben Emmerson, ka vazhduar argumentimin e tij në Gjykatën Speciale.

Emmerson ka ritheksuar se Prokuroria e Specializuar nuk e ka asnjë provë ndaj Veselit, për asnjë krim të pretenduar që paraqitet në aktakuzë.

“Roli i Shtabit të Përgjithshëm  nuk ishte në formë konvencionale. Është qesharake të pretendosh këtë. Prokuroria do ta dëgjojë. Të kalosh nga kjo, në një pretendim të ksaj natyre, nuk është e logjikshme dhe e pranueshme”, tha ai. Sipas tij, ndaj Veselit s’ka asgjë më shumë se supozime.

Ai thotë se Veseli s’ka asnjë lidhje me komunikatat.

“Prokuroria s’ka asgjë tjetër, pos supozimeve. Një hamendësim kaq i thjeshtë që gjeneron të gjitha këto akuza që kaq shpesh pjesë e analizës së konfliktit në Kosovë. Mund të pyes dikush ku janë provat konkrete që Kadri Veseli ka qenë i përfshirë në NPK për të kryer krime? Natyrisht që dikush duhet të komunikonte me shërbimet sekrete në Shqipëri dhe shtetet anëtare të NATO-s. Nëse prokuroria thotë që s’ishte Veseli ai që bente këto komunikime, atëherë kur ishte? Si mund të lidhet ky rol me një konspiraci që ai keqtrajtonte kolaboracionistët brenda Kosovës. Veseli shkonte shpesh në dy vendet e ndalimit që ka identifikuar Prokuroria në Shqipëri. Por s’ka asgjë për këtë, që ai ka qenë i përfshirë në çfarëdo lloj forme. Por për komunikatat? Këto qartazi s’kishin lidhje me zotin Veseli. As nuk i shkroi, as nuk i miratoi. Të gjitha këto, që janë shqyrtuar nga TPNJ-ja, që në mënyrë të vazhdueshme i ka portretizuar si propagandë lufte, dhe s’mund të shërbejnë si fakte”, tha ai.

Veseli ka bërë një ndërlidhje fantastike për rastin ndaj Ramush Haradinajt.

Atje ishte dënuar për krime lufte përgjegjësi për Jabllanicën, Lahi Ibrahimaj, por nuk ishte dënuar komandanti i tij, Ramush Haradinaj.

Në këtë situatë, lind një pyetje e thjeshtë, sipas, Emmerson: Si mund të merret përgjegjës Kadri Veseli veç pse ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm.

“Folën për këtë, dëgjuam për Jabllanicën, aty ku mbaheshin njerëzit e ndaluar. Dhe u tha se në një moment, zoti Veseli u shpik në Jabllanicë emri i tij i luftës. Jabllanica është një fshat i vogël i izoluar në zonën e Dukagjinit, ku dihet që një numër individësh janë mbajtur të lënduar dhe keqtrajtuar rëndë. Ajo që prokuroria nuk bën dhe nuk mund të bëj është se zoti Veseli ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje apo që ka qenë në dijeni për ndalimin e keqtrajtimin e ndonjë personi atje. Në këtë rast, na tregon shumë për teoritë që ka prokuroria. Në veçanti teoria për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Komandanti i Jabllanicës ishte një person që quhej Lahi Ibrahimaj. Ai ishte dënuar me burgim për krimet e keqtrajtimit, që ai dhe vartësit e tij kishin kryer.  Ramush Haradinaj ishte komandant i zonës së asaj kohe, ai ishte edhe oficer përgjegjës dhe ishte përgjegjës për Lahi Brahimajn. E vizitonte herë pas herë Jabllanicën, dhe Lahi Brahimaj ishte në vartësi të tij. Sidoqoftë u bënë dhoma gjykimi të suksesshme të TPNj-së konstatuan se Haradinaj nuk ishte pjesë e ndonjë Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”, tha ai.

“Tani pyetja është. A mund të shtrihet kjo edhe për zotin Veseli, veç pse ai ishte pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, shtoi ai.

Të ngjashme