OpEd
Autogoli i radhës i Kosovës, në implementim sekuencial të “zajednices” nga Kurti
Demokracia
17:10 | 09 Shkurt 2024

Share:

Opinion: Hisen Berisha

Sa do që Kryeministri Kurti, në Këshill të Sigurimit ishte në nivel te detyrës dhe pati qëndrim e fjalim të drejt, në adresimin e fajësisë ndaj Beogradit dhe pafajësisë politike të Kosovës, megjithatë, Kurti është fajtor që e bëri Kosovën temë në KS/OKB, dhe bëri që Kosova, të marr vërejtje nga aleatët e saj.

Kjo tregon se, ky Kryeministër, jo që ka dështuar plotësisht në politikën e mbrendshme, por ka dështuar plotësisht në politikën e jashtme, dhe po i sjell vendit dëm të pa rikuperueshëm.

Prandaj, sa më shpejt që të largohet, Kosova mund të shpëtoj nga pasojat e pa rikuperueshme, qoftë duke ndërruar kursin e politikbërjes, pa u koordinuar me aleatët me theks SHBA.

Tani kur Beogradi dhe Vuçiq po përballen me presonin ndërkombëtar për dhunimin e demokracisë, në procesin zgjedhor atje, për çka edhe BE miratoi një Rezolutë që e godet autokracinë e regjimit të Vuçiq, dhe do të ketë hetim ndërkombëtarë për mashtrim elektoral, me ketë veprim të radhës të qeverisë Kurti, të pa matur apo të pa koordinuar me aleatët, me theks SHBA, bëri që, presioni ndërkombëtar që duhej adresuar ndaj Beogradit, ta qoj Kurtin në Këshillin e Sigurimit të OKB, për edhe një mos koordinim me partnerët, rreth çështjes së valutave të huaja që qarkullojnë në vend, në këtë rast dinarit si valutë zyrtare e Serbis.

Pra, të gjithë treguesit dëshmojnë se kemi të bëjmë me një skenar përmes të cilit të dy qeveritarët Kukrti e Vuçiq e mbajnë njëri tjetrin në skenën politike. Pra, tani kur Vuçiq duhet të përballet me presionin e qytetarëve serb, pse Serbia po kërcënohet me ndaljen e fondeve nga BE, po i krijohet alibi për tu fshehur pas penalltisë që ja nxori Kurti, me lojën e pa justifikueshme ligjërisht në kushtetutën e vendit, pra ndalimin e dinarit.

Në vazhdën e  veprimeve politike populiste e të qëllimshme politike, pjesë e skenarëve që koordinohen mes atyre që ulën rreth tryezës së dialogut, këto vrndime e marrëveshjet që reprodukojnë, janë në dëm të interesave kombëtare.

Duhet veprim i koordinuar politik i tërë spektrit politik vendor, shoqërisë civile dhe mekanizmave të kontrollit të demokracisë, që ta detyrojnë ose të ndërroj kursin e veprimit politik të pa harmonizuar me aleatët ose të ndalet me çdo mjet e formë.

Sa i përket pretekstit fiktiv, ndalimit të dinarit, gjëja e vetme që dueht të bëj është të zbatoj ligjin që gjeneron nga kushtetuta. Aty rregullohet proceduera e trajtimit të valutave jo zyrtare apo të huaja në vend, një praktikë e njëjtë me të gjitha shtetet e botës, ku nuk bën përjashtim as Kosova.

Me zbatimin e ligjit, faktikisht do ta ekspozoj Serbin në tërë destruktivitetin dhe pretendimin e përdorimit të komuniteti pakicë serb në Kosovës për sulmimin e funksionalitetit institucional ligjor e kushtetues të shtetit të Kosovës.

Kosova nuk mund t’iu ikë obligimeve ndërkombëtare që ka marr, ato duhet të zbatohen, por duhet të koordinohet ngushtësisht me PUN/QUINT gjegjësisht  Ambasadën Amerikane.

Kosova është një shtet i qytetarëve të saj duke respektuar karakterin multietnik dhe liritë dhe të drejtat që ofron demokracia, kjo është dëshmia pse mund të ekzistoj një Kosovë e pavarur dhe e garantuar nga aleatët e saj dhe e drejta ndërkombëtare.

Demokracia e brishte kosovare, nuk mund të bëhet viktime e një regjimi autokratik komunisti si ai në Beograd që është trashëgimi e regjimit të Milosheviqit, dhe një rregjimi autokrat në zhvillim si Albin Kurti, që po mundohet të fshihet pas pushtetit që ia ka dhënë vota, por jo kushtetuta dhe parimet e demokracisë amerikane.

Të ngjashme
OpEd • 08 Dhjetor 2024
OpEd • 08 Dhjetor 2024
OpEd • 06 Dhjetor 2024