Sport
Autobusit të lojtarëve të Real Madridit i bëhet pritje madhështore, pak kohë para duelit me Manchester Cityn
Demokracia
20:00 | 04 Maj 2022

Share:

Rëndësia e madhe e ndeshjes së dytë në mes Real Madridit dhe Manchester Cityt i ka tubuar mijëra tifozë rrugëve të kryeqendrës spanjolle për t’i dhënë mbështetje Los Blancos.

Real Madridi dhe Manchester City sonte e zhvillojnë ndeshjen e kthimit në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Demokracia.com.

Rezultati 4:3 në favor të “Qytetarëve” në takimin e parë, ka bërë që Real Madridi të ketë nevojë të madhe për tifozët në “Santiago Bernabeu”.

Mijëra tifozë jashtë stadiumin kanë pritur autobusin e futbollistëve në mënyrë madhështore.

Brohoritjet dhe fishekzjarret e kanë përcjellur autobusin duke kaluar në afërsi të stadiumit që sonte pritet të jetë mjaft i zhurmshëm.

Më poshtë mund të shikoni momentin./Demokracia.com/

Të ngjashme