Lajme
Auditores së Përgjithshme i pëlqen atakimi i një mediumi dhe lëvdatat për Kurtin nga një analist i pushtetit
Demokracia
10:23 | 17 Prill 2024

Share:

Vlora Mehmeti Spanca është Auditore e Përgjithshme, që nga data 12 gusht e vitit 2021 me mandat pesëvjeçar, e zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës pas propozimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Ajo po përkrahë analistet e pushtetit, shkruan Demokracia.com.

Rron Gjonovci, i cili shfaqet në mediumet e Kosovës si analistë pro qeverisë Kurti, ka atakuar përsëri mediat.

Ky atakim është pëlqyer nga zonja Spanca.

Gjinovci ka publikuar sot në rrjetin social facebook një shkrim të një mediumi. Në shkrimin e publikuar në vitin e kaluar që është shpërndarë sot, ai ka atakuar këtë portal për të lavdëruar kryeministrin, Albin Kurti. Këtë postim më një ‘like’ e ka pëlqyer edhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Mehmeti Spanca.

 

Kujtojmë se Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në vend dhe Zyra Kombëtare e Auditimit është institucion i pavarur, i cili e ndihmon  Auditorin  Përgjithshëm në kryerjen e detyrave të tij/saj.

Vizioni i tij/saj është që të jetë institucion i besueshëm i auditimit, i cili e përmirëson qeverisjen në sektorin publik, në interes të qytetarëve dhe përmes auditimeve cilësore e fuqizon llogaridhënien në administratën publike për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme