Lajme
ATK-ja s’tregon nëse ministri Murati po paguan tatimet nga dividentat
Demokracia
19:34 | 18 Mars 2022

Share:

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati para pak javëve ka “kërcënuar” të gjithë ata që fitojnë nga kriptovalutat që do t’i detyrojë të paguajnë tatime, në të kundërtën do t’i gjobisë.

Dyshimet janë se vetë ministri Murati nuk po paguan tatime në Administratën Tatimore të Kosovës, shkruan Periskopi.com.

I pari i ministrisë së Financave ka deklaruar që posedon aksione në kompanitë Netflix, Volkswagen, Allianz SE dhe Tesla.

Kompania Volswagen, dhe Allianz SE ndajnë rregullisht dividentë në baza vjetore për aksionarët. Kjo dividentë ndahet kryesisht verës. Njëjtë ka vepruar edhe në verën e 2021. Dividenda është fitim dhe duhet të deklarohet në Administratën Tatimore të Kosovës, pasi është subjekt i tatimit në fitim dhe duhen paguar tatime për të.

Zyra për marrëdhënie me publikun e ATK-së nuk ka dashur të përgjigjet nëse ministri Murati ka deklaruar të hyra për dividentat për vitet e kaluara. Nuk është përgjigjur as ministri Murati.

Në deklarimin e pasurisë të vitit 2021, ministri Murati ka deklaruar se ka investuar aksione në katër korporata të mëdha të huaja botërore.

Ka deklaruar se posedon letra më vlerë që nga viti 2014 në “Tesla Inc”, vlera e të cilave është 26 mijë e 700 euro, në vitin 2020 kishte deklaruar se vlera e letrave më vlerë në këtë korporatë ishte 15 mijë e 400 euro.  Po nga viti 2014, ka deklaruar se ka aksione në “Allianz SE” në vlerë prej 4300 euro. Ndryshe nga viti 2020, në këtë kompani aksionet i janë rritur vetëm 100 euro.

Ka deklaruar se posedon letra më vlerë nga viti 2014 në “VolsWagen AG”, në një vlerë prej 6300 eurove. Aksionet në kompani në vitin 2020 i kishte deklaruar në vlerë prej 3600 euro.

Në deklarimin e vitit 2021 ka shënuar se ka aksione edhe në “Netflix Inc” në vlerë prej deklaruar 8700 euro. Ka shënuar se në këtë korporatë posedon letrat me vlerë nga 1 janari i vitit 2020. Në vitin 2020, Murati e kishte dorëzuar në Kundërkorrupsion formularin e deklarimit të pasurisë më datë 20 janar, ndërsa nuk i kishte deklaruar aksionet në “Netflix” që i posedonte që nga 1 janari i të njëjtit vit.

Murati e ka konfirmuar vetë në dy deklarimet e pasurisë që ka marr dividenta nga Volkswagen dhe Allianz SE.

Ditëve të fundit, ATK-ja ka njoftuar se do të detyron edhe qytetarët të bëjnë deklaratën tatimore për të ardhurat personale deri më 31 mars.

Ministri Murati para pak ditëve ka qëndruar jashtë Kosovës dhe u kërkonte autoriteteve të hauaja nëpër botë që të investojnë në Kosovë.

Meqenëse, i njëjti ministër është i thirrur që të bind investitorët e jashtëm që të investojnë në Kosovë, ai vetë investon në shtete tjera, duke nxjerrë paratë jashtë ekonomisë së Kosovës e duke e tkurrë atë gati për disa mijëra euro.

Të ngjashme