Lajme
“Atë policin që e kanë vra” | Kurti nuk u distancua, por e mbrojti gjuhën ofenduese të Kusari-Lilës me Listën Serbe për heroin Enver Zymeri
Demokracia
07:48 | 28 Shtator 2023

Share:

“Atë policin, Enver Zymeri, që e kanë vra”. Me këtë gjuhë aspak respektuese është regjistruar duke folur për heroin e Kosovës, Enver Zymerin, shefja e deputetëve të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Askush në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e ka dënuar këtë gjuhë, por përkundrazi, Kusari – Lila është mbrojtur publikisht edhe nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Mosrespektimi në prapaskenë i një heroi, aty ku nuk ka media, siç është Enver Zymeri i rënë në mbrojtje të Repubikës së Kosovës në korrikun e vitit 2011, u dëshmua me audioincizmin e publikuar nga Nacionale, ku Kusari – Lila po bashkëbisedonte me shefin e deputetëve të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Gjatë këtij takimi, Kusari – Lila e kishte pritur atë në zyrën e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, për të koordinuar aktivitetin në Kuvendin e Kosovës. Nga biseda që ajo zhvillon me deputetin e Listës Serbe, dëshmohet se Kusari – Lila konfirmohet se ajo është dëgjuar në telefon edhe me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili tani ishte në krye të grupit terrorist, por që edhe asokohe kishte urdhërarrest nga institucionet kosovare dhe vetë kryeministri Albin Kurti e kishte quajtur atë si superkriminel.

Radojçiq në sulmin terrorist të kësaj të diele në veri, udhëhoqi një grup të armatosur rëndë prej mbi 30 terroristëve serbë që sulmuan policinë e Kosovës dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

“Atë policin që e kanë vrarë”: Qysh e ofendoi Kusari veprën e heroit Enver Zymberi?

 

Kryeministri Albin Kurti nuk ishte distancuar asnjëherë nga gjuha degraduese e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes në adresë të policit hero të Kosovës, Enver Zymeri.

Pavarësisht kësaj gjuhe të rëndë, por edhe për gjithçka tjetër që ka rrjedhur në media nga ai audioincizim, përfshirë edhe koordinimin me superkriminelin Milan Radojçiq, Kurti e kishte mbrojtur publikisht Kusari – Lilën. Këtë e kishin bërë edhe ministrat dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes.

Gjithashtu, Kusari-Lila gjatë një debati në Kuvendin e Kosovës, ku po kritikohej qeveria për pagesën e rrymës së serbëve në veri, më herët kishte thënë se më mirë është t’ua paguajmë rrymën serbëve atje sesa të na vriten policët tanë, duke aluduar kështu në vrasjen e heroit Enver Zymeri.

“Jemi duke bërë zgjidhje për shtet të Kosovës, për atë çka nuk është bërë deri tash, sepse më mirë është të bëhet zgjidhje sot me mjete që ndahen prej KOSTT-it, sesa pasi po doni politikë, të dërgohen forca policore e të na kthehen në arkivol, qysh na është kthyer Enver Zymeri. Tërë dita na ka shkuar duke përmend të vdekur në seancë, por ju tregoj edhe këtu ka mundësi se kjo është çështje e sigurisë”, kishte thënë Kusari-Lila. /Demokracia.com/

Kusari-Lilës më nuk i “dhimbsen” policët, hesht pas plagosjes së mbrëmshme të një polici në veri

 

 

“Afera Zdravo” | Albin Kurti heq dilemat, mbron Mimoza Kusarin që ia koordinon punët e zeza me superkriminelin, Milan Radojçiq dhe Listën Serbe

Ministrja e Drejtësisë mbështet fuqishëm koordinimin e Kusarit në emër të Kurtit me superkriminelin dhe ‘non gratan’ e ShBA-së, Milan Radojçiqin

Edhe Sveçla legjitimon koordinimin e Kusarit në emër të Kurtit me kriminelin e veriut Milan Radojçiq

 

“Afera Zdravo” | Mimoza Kusari merr mbrojtje zyrtare nga VV-ja për koordinimin në emër të Kurtit me kriminelin, Milan Radojçiq

Të ngjashme