Lajme
“Astrit t’kanë rrejtë”, zyrat e VV-së në Gjakovë mbushen me grafite
Demokracia
14:54 | 04 Nëntor 2023

Share:

Zyrat e degës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Gjakovë, të shtunën janë mbushur me grafite.

“Zajdenica kaloj” dhe “Astrit t’kanë rrejtë” shkruhet në grafitet, autorë të të cilave nuk dihet se kush janë, transmeton lajmi.net.

Nesër bëhen 7 vite nga vdekja e aktivistit të VV-së, Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ndërkohë dje familja dhe disa aktivistët të tjerë protestuan para objektit të Prokurorisë Speciale, institucion të cilin e akuzuan për neglizhencë në zbardhjen e rastit të vdekjes së Deharit.

Të ngjashme