Lajme
Asociacionit të Komunave të Kosovës kundër kufizimeve për shkak të COVID-19
Demokracia
16:20 | 04 Prill 2021

Share:

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vlerësuar se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra.

Kështu ka njoftuar Asociacioni i Komunave të Kosovës pas takimit i cili është mbajtur gjatë ditës së sotme mes ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi  dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID-19, shkruan Demokracia.com.

“Kryetarët e Komunave vlerësojnë se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Asociacionit të Komunave të Kosovës, pa ndërhyrje:

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e sotëm debatoi lidhur me mbylljen e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Në këtë takim Bordi vlerësoi se është shumë e rëndësishme që masat kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 të vazhdojnë të zbatohen në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve tanë.

Por, Bordi në anën tjetër vlerëson se nuk i përkrah masat e reja që sjellin kufizime më të ashpra. Ky vlerësim vjen për arsye se, përkundër qëllimeve të mira shëndetësore, kjo mbyllje do të ndikoj tepër rëndë në sektorë të caktuar të ekonomisë së vendit tonë.

Kryetarët e Komunave vlerësojnë se duhet të respektohen masat aktuale me rigorozitet, të rritet numri i aktiviteteve inspektuese, të rritet angazhimi dhe përkushtimi i policisë, të rritet edhe përkrahja me barna esenciale sepse ka ngecje serioze me furnizim. Nuk është mirë të ketë kufizime sepse është koha e të mbjellave, e edhe gastronomia është e lidhur me bujqësinë.

Po ashtu Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës vlerëson se institucionet qendrore dhe shëndetësore duhet të vazhdojnë konsultimet me Kryetarët e Komunave në nivel më të gjerë të përfshirjes, në mënyrë që të kemi vlerësim më real të gjendjes dhe bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal për formën dhe masat kufizuese./Demokracia.com/

Të ngjashme