Lajme
“Asociacioni do të formohet në pranverë, me Kurtin ose pa të”
Demokracia
19:17 | 14 Janar 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet deri në pranverë, me ose pa të.

“Në takimin me Chollet dhe delegacionin amerikan na është përcjellë një informacion i tillë, por nuk e pres që Kurti ta bëjë këtë dhe kam frikë se do të ketë një incident tjetër, sepse sa herë që vjen një mesazh i tillë nga Uashingtoni, devijon në atë mënyrë dhe kështu e tërheqë vëmendjen nga kjo (Asociacioni)”, tha Jevtiq për mediat serbe, transmeton Demokracia.com.

Ai theksoi se është e qartë se BE-ja nuk ka mekanizma ndikimi ndaj Kurtit, për ta detyruar atë të zbatojë çdo marrëveshje dhe se Uashingtoni luan rol kyç. /Demokracia.com/

Të ngjashme