Lajme
Asistentja e Alban Hysenit shpërblehet me bursë nga Komuna e Gjilanit
Demokracia
13:26 | 27 Qershor 2022

Share:

Komuna e Gjilanit tanimë po identifikohet si komuna në të cilën njerëzit e partisë në pushtet dhe ata të afërm me Kryetarin përfitojnë nga fondet publike.

Së fundmi kjo komunë në shpërndarjen e bursave për studentë, siç mëson Gazeta Insajderi përfitoi dhe asistentja administrative e kabinitetit të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni.

Komuna e Gjilanit hapi konkurs për bursa për studentët me datën 20.4.2022,  ku pritej të ndahen 289 bursa për studentët e komunës së Gjilanit, për vitin akademik 2021/2022.

Në listën e përfituesve për bursa, Gazeta Insajderi, mëson se nga kjo burse u shpërblye dhe studentja Eljesa Rashiti, e cila aktualisht mban pozitën e asistentes administrativë të kabinetit të kryetarit të Gjilanit.

Se Rashiti e ushtron këtë detyrë, e konfirmoi dhe shefja e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Arbenita Sopi.

“Tash e dy muaj Eljesa Rashiti është asistente administrative e kabintetit”, tha Sopi.

Rashiti, fitoi bursën me notën mesatare 8.87, drejtimi Shkenca Kompjuterike.

Mjetet financiare për bursa ndahen nga Buxheti i Komunës së Gjilanit nga subvencionet e Drejtorisë për Arsim.

Të ngjashme