Lajme
As mercenarët privatë nuk po i ndihmojnë Putinit ta pushtojë Ukrainën
Demokracia
22:12 | 20 Prill 2022

Share:

Të paktën 3 mijë mercenarë rusë të grupit “Wagner” janë vrarë në fushëbetejë ndaj forcave ukrainase, njoftoi “Daily Mail” të mërkurën.

Rusia i kishte angazhuar 8 mijë të tillë me qëllim që ta ndihmonin në pushtimin e Ukrainës, por duket se nuk po i kryejnë punë, shkruan tutje gazeta angleze.

“Wagnerët” janë grup privat rus që shfrytëzohen nga autoritetet shtetërore “kur iu duhen”. Ata njihen për krime mizore në botë dhe përdhunime.

Para konfliktit në Ukrainë, ky grup mercenarësh ishte aktivizuar në Siri. Rreth 200 prej tyre u dërguan në Kiev për t’i vrarë figurat politike ukrainase, ndërsa një grup u pozicionua në Bjellorusi.

Gazetari hulumtues bullgar Christo Grozev, deklaroi se “wagnerët” janë shumë të dhënë pas luftërave dhe “shkojnë në luftë për të vdekur”.

Të ngjashme