Lajme
As klasa që mban emrin “Arbërie Nagavci” nuk e përfilli thirrjen e ministres për të mbajtur mësim
Demokracia
21:50 | 01 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Klasa e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës, e cila mban emrin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk e ka përfillur thirrjen e ministres që mësimi të fillojë më 1 shtator.

Mësuesit e kësaj shkolle iu bashkuan grevës, mirëpo drejtori i saj Mefail Maliqi nuk po pajtohet me vendimin e stafit të tij që iu bashkëngjitën grevës, raporton T7.

“Mjaft u bë me këta nxënës, që katër vite 1 shtatori për ta nuk është i buzëqeshur. Që katër vite këta nxënës të kësaj shkolle maltretohen. Unë jam i mendimit, bashkë me Këshillin e Prindërve, që mësimi duhet filluar”, tha Maliqi.

Kujtojmë që greva në arsim po vazhdon dhe nga SBASHK-u thonë se ajo do të zgjasë në gjithë Kosovën deri sa Qeveria të bëjë zgjidhjen e kërkesave.

Të ngjashme