ShowBiz
Artistët shqiptarë që u bënë prindër gjatë vitit 2022
Demokracia
21:28 | 01 Janar 2023

Share:

Shumica prej tyre kanë realizuar ëndrrat e tyre pikërisht në këtë vit, e disa prej tyre presin vitet e ardhshme për të bërë një gjë të tillë.

E disa prej çifteve shqiptare u bënë prindër gjatë këtij viti, për herë të parë e për herë të dytë e tretë.

-Shpat Kasapi është këngëtari që epitetin e babait e fitoi vitin 2022 pas lindjes së djalit të tij të quajtur Roel.

Këngëtari u bë baba me 19 janar, ku sipas tij kulmi i lumturisë ishte ai moment.

-Jo për herë të parë, por u bë nënë sërish, moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani.

Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë, por për herë të parë nënë e një vajzë.

Moderatorja kishte zgjedhur një emër tejet të veçantë të vajzës, ku e kishte quajtur Zoi.

Ajo solli në jetë vajzën në shtator të 2022.

-Arian Agushi apo i njohur për publikun si Gold Ag, u bë baba për herë të dytë në 2022.

Ai dhe bashkëshortja e tij u bekuan edhe me një djalë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari e pagëzoi djalin me emrin e veçantë Front, ndërsa dihet që ka edhe një djalë tjetër të quajtur Gueril.

Gold Ag u bë baba në fund të shtatorit të këtij viti, dhe më pas kishte organizuar një festë të madhe në të cilën morën pjesë vetëm burra.

-Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema, u bekua me fëmijë për herën e saj të parë në 2022.

Ajo u bë nënë për herë të parë e një djali, dhe padyshim kjo ishte dhurata më e bukur që ajo pranoi.

Moderatorja vendosi emrin e veçantë për djalin e saj, e cila e pagëzoi Nolan Sata.

-Një tjetër çift i showbizit shqiptar që janë shumë të komentuar u bënë prindër për herë të parë gjatë 2022.

Bëhet fjalë për çiftin e njohur Robin dhe Marigona Krasniqi.

Ata morën epitetin prindër për herë të parë nga djali i quajtur Mayson.

Dasma e çiftit ishte njëra ndër dasmat më të komentuara të showbizit shqiptar. Madje në dasmën e tyre pati qëndruar edhe ekipi i emisionit “Mirage” të cilët patën sjellur detaje ekskluzive për lexuesit dhe shikuesit.

-E pak para se të mbyllej viti 2022, prindër u bënë edhe një tjetër çift i njohur shqiptar.

Dj Dagz e Einxhel Shkira u bënë prindër në muajin dhjetor. Madje në një date tejet të veçantë ( 12.12.2022).

Moderatorja dhe Dj kosovar e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Trev.

Ndryshe, historia e çiftit është tejet e veçantë.

Ata krijuan lidhjen e tyre brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku edhe e vazhduan edhe jashtë, derisa u shpërblyen edhe me një djalë.

-Një histori tejet emocionale ishte edhe për njërin nga këngëtarët shqiptar.

Malësor Prenkoçaj u bë baba për herë të parë gjatë vitit 2022.

Këngëtari u bë baba i dy binjakëve, një vajze dhe një djali pas më shumë se 10 vitesh martesë.

Malsori zgjodhi emrat më të bukur për binjakët e tij. Ai i pagëzoi me Lura e Lekë.

-Moderatorja Ilda Bejleri u bë nënë për herë të parë me datë 8 Gusht.

Ajo lindi një vajzë të cilën e quajti Siena. Moderatorja e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për plot nëntë muaj.

-Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bënë prindër të një vajze me datë 14 Tetor.

Këngëtarët i vendosën emrin e bukur Adea.

-Reperi i njohur shqiptar, S4MM u bë baba për herë të parë me datë 24 Nëntor. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024