Artan Thaçi është njëri nga pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova.
Në natën e sotme finale, ai është shpërblyer nga AS Travel me një udhëtim në Bodrum.
Veç kësaj, ai u largua për pak minuta nga shtëpia e famshme pasi i ishte përgatitur një surprizë.
View this post on Instagram
Teksa u largua me një makinë luksoze, aktori arriti në vendin e befasisë, ku po e priste e ëma.
Artani u shfaq i emocionuar dhe njëherësh i lumtur meqë e takoi nënën e tij pas 100 ditësh.
View this post on Instagram
Të njëjtit iu shfaq në ekran po ashtu edhe një video, me anë të të cilës mori mesazhe të ëmbla nga anëtarët e tjerë të familjes.
Finalja e madhe do të zgjasë për disa orë dhe do ketë edhe shumë befasi të tjera.
View this post on Instagram