Sport
Arsim Thaqi edhe zyrtarisht emërohet trajner i Dritës
Demokracia
15:59 | 04 Janar 2023

Share:

Drita edhe zyrtarisht e ka emëruar kryetrajner të skuadrës, trajnerin e mirënjohur Arsim Thaqin, raporton Demokracia.com.

Thaqi ka nënshkruar kontratë një vjeçare e gjysmë me tre herë kampionët e Kosovës.

“Arsim Thaqi trajner i Dritës. Drita zyrtarisht ka arritur marrëveshje me trajnerin, Arsim Thaqi për një kontratë 1 vjet e gjysmë”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Thaqi është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori gjeneral, Feti Murseli ditën e sotme, siç raportoi edhe Demokracia.com.

Arsim Thaqi së fundmi ka qenë te Malisheva, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Flamurtarin e Prishtinën./Demokracia.com/

Të ngjashme