Sport
Arsim Thaqi e nis me fitore te Drita, triumfojnë bindshëm në miqësoren e parë
Demokracia
15:43 | 19 Janar 2023

Share:

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Skuadra gjilanase nëndrejtimin e trajnerit të ri Arsim Thaqi triumfoi 3:0 kundër KEK-ut, skuadrës që bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës, shkruan Demokracia.com

Sulmuesi Ardit Tahiri me dy gola dhe Almir Ajzeraj me një gol i dhanë epilogun kësaj sfide kontrolluese.

Ndeshja miqësore në fjalë është zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan./Demokracia.com/

Të ngjashme