Sport
Arsenalit s’i mjafton goli i Xhakës, lëshon pikë në udhëtim te Southamptoni
Demokracia
16:53 | 23 Tetor 2022

Share:

Arsenali ka dështuar të marrë pikët e plota dhe të vazhdojë ta mbajë diferencën e pikëve në katër me Manchester Cityn në Premierligë.

“Topçinjtë” barazuan 1:1 në udhëtim te Southamptoni në kuadër të xhiros së 13-të kampionale, shkruan Demokracia.com.

Arsenali u gjend në avantazh vetëm pas 11 minutave kur mesfushori shqiptar, Granit Xhaka shënoi gol të bukur nga afërsia.

Epërsia e londinezëve zgjati deri në minutën e 65-të kur Armstrong barazoi shifrat dhë njëherit vendosi epilogun final.

Me këtë barazim, Arsenali ka 28 pikë lider, dy më shumë se City.

Southamptoni ka 12 pikë në pozitën e 15-të./Demokracia.com/

Të ngjashme