Sport
Arsenali gati 100 milionë euro për zëvendësimin e Granit Xhakës
Demokracia
18:46 | 19 Maj 2023

Share:

Futbollisti i West Ham, Declan Rice është në prag të kalimit te Arsenali, pasi Topçinjtë janë gati të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e anglezit. 

Rice ka qenë objektiv i Topçinjve për një kohë të gjatë dhe Mikael Arteta e vlerëson shumë mesfushorin.

Gazetari Fabrizio Romano shprehet se anglezi është objektivi i parë i Arsenalit për afatin kalimtar të verës dhe se për shërbimet e tij do të paguajnë 100 milionë euro.

Duke pasur parasysh se konkurrenca në mesfushë do të rritet ndjeshëm, Arsenali do ta shesë Granit Xhakën, ndërsa sipas njoftimeve të mëhershme, shqiptari karrierën do ta vazhdojë në Gjermani, ku Bayer Leverkusen do ta blejë për 15 milionë euro.

Rice është nën kontratë me West Hamin deri në verën e vitit 2024, por pavarësisht kësaj, Arsenali është i përgatitur të paguajë një tarifë të madhe kompensimi për ta sjellë atë menjëherë.

Mesfushori ka luajtur gjithsej 47 ndeshje për West Hamin këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke shtuar po aq asistime.

Rice u largua nga Chelsea si fëmijë në vitin 2013 dhe iu bashkua sistemit të të rinjve të West Hamit, dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë në 2017 dhe që atëherë është shihet si një nga mesfushorët më të mirë në Angli.

Arsenali ishte në krye të Ligës Premier për një kohë të gjatë këtë sezon dhe dukej se mund të bënte sensacion dhe të fitonte kampionatin, por në fund të sezonit ata gabuan ndaj Liverpool, West Ham dhe Southampton, pastaj edhe ndaj Manchester Cityt që ua morën vendin e parë.

Të ngjashme