Lajme
Arrihet marrëveshja, Norvegjia do të rrisë furnizimin me gaz në BE
Demokracia
15:44 | 24 Qershor 2022

Share:

BE dhe Norvegjia kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për energjinë. Kështu Norvegjia do të rrisë furnizimet me gaz në BE.

Sipas një deklarate nga Komisioni Evropian, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv Frans Timmermans, Komisioneri i Energjisë Kadri Simpson dhe Ministri Norvegjez i Naftës dhe Energjisë Terge Asland ranë dakord të forcojnë më tej bashkëpunimin energjetik BE-Norvegji, me synimin për të thelluar partneritetin e tyre afatgjatë energjetik.

Sipas Deklaratës së Përbashkët BE-Norvegji, “ekziston një nevojë urgjente për veprim për të rritur pavarësinë e energjisë dhe përpjekjet për të ulur çmimet e energjisë në BE dhe Norvegji duke reduktuar emetimet e gazit serrë deri në vitin 2030 dhe duke përmirësuar qëndrueshmërinë e Evropës ndaj efekteve negative të Rusisë.

Të ngjashme