Lajme
Arrestohet shefi i personelit në Komunën e Prishtinës, njeriu i afërt i Përparim Ramës
Demokracia
20:30 | 08 Shtator 2023

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, nën dyshimet për punësime të kundërligjshme.

Portali i afërt me Vetëvendosjen, KosovaNews, ka raportuar se njëri prej të arrestuarve nga Policia e Kosovës është shefi i personelit në Komunën e Prishtinës, Fadil Aliu – Heretica, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Fadil Aliu-Heretica njihet për afërsinë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

Fadil Aliu – Hertica ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Aliu që nga viti 2005 ishte pjesë e Institutit Riinvest, i cili për një kohë të gjatë është drejtuar nga kryetari i tanishëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku, fillimisht si hulumtues dhe pastaj nga viti 2007 si hulumtues i lartë, nga viti 2009 si prodekan për mësim, ligjërues dhe drejtor menaxhues, ndërsa në vitin 2012 ka marrë pozitën e drejtorit financiar në këtë institut dhe ka vazhduar të jetë ligjërues.

Në vitin 2013, Aliu është emëruar Drejtor i Departamentit Ekonomik dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe ligjërues.

Të ngjashme