Lajme
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një miture në gusht të vitit të kaluar
Demokracia
09:43 | 16 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një të miture në gusht të vitit 2021, raporton Demokracia.com

Sipas njoftimit rasti kishte ndodhur në Prishtinë.

“Prishtinë (NN) Gusht 2021 – 16:00. Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale ‘Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare’”, thuhet tutje në raport.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Demokracia.com/

Të ngjashme