ShowBiz
Arrestohet modelja, prodhonte substanca halucinogjene dhe i shiste
Demokracia
15:13 | 31 Maj 2022

Share:

Është arrestuar modelja nga Brazili e cila kalonte verën në Mykonos e cila atje ka hapur një laborator në prodhimin e dimetil dimetiltriptaminës (DMT), një substancë halucinogjene që përdoret në ceremonitë pagane në Amerikën Latine.

Modelja së bashku me dy kolegë të saj kishin zhvilluar veprimtarinë e tyre, ndërsa gjatë ditës së sotme ajo ka rënë në prangat e policisë greke. Hëtimet për të kishin nisur që nga fillimi i muajit shkurt.

Gjithashtu modelja dhe bashkëpunëtorët e saj mbanin edhe një faqe interneti për shitjen e “eliksirit të bukurisë”, përmes së cilës merrnin porosi për barnat që dërgonin nëpër botë. Policia i ka konfiskuar treshes:

-78- flakon qelqi me përmbajtje dimetiltriptaminë (DMT), me peshë totale -2 kg dhe -402 g.
-22- flakona me përmbajtje të panjohur të lëngut, pesha totale -7.668- gram
-80- pako me përmbajtje pluhuri të panjohur pesha totale -3.015- gram, sasia -6.600- euro
-102- flakone
-100- kapsula, zarfe dorëzimi, ngjitëse nga “eliksirat e bukurisë” të supozuar dhe pulla postare me shumicë.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024