Lajme
Arrestohet i dyshuari për lëndimet e rënda trupore që ia shkaktoi 16-vjeçarit në Ferizaj
Demokracia
22:43 | 06 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar personi i dyshuar për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor në Ferizaj me datë 4 maj, pas një mosmarrëveshjeje, ku lëndimet e rënda trupore i kishte pësuar një 16-vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se 16-vjeçarit ndihma e parë mjekësore iu kishte dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë.

“Me datën 04.05.2022, rreth orës 14:00 policia kishte pranuar një informacion se, në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku ’’  ishte një rast i lëndimit të rëndë trupor, ku shkak i një mosmarrëveshje lëndime të rënda trupore kishte pësuar personi me inicialet K.G ( M/K) i moshës 16 vjeçar, të cilit ndihma e parë mjekësore iu kishte dhënë në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë. Menjëherë njësitet reaguese e më pas edhe Njësia e Hetimeve, kanë marr veprimet e nevojshme dhe pas egzaminimit të vendit të ngjarjes kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistimit të personave, sot me në ora 16:30 policët hetues kanë identifikuar personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij.

“Policia e ka shoqëruar të dyshuarin me inicialet D.SH ( M/K) 17 vjeçar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti  është ndaluar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore”, përfundon komunikata.

Të ngjashme