Sport
Arrestohen tre persona që morën orën e Amir Khanit
Demokracia
16:09 | 22 Qershor 2022

Share:

Tre persona janë arrestuar pasi kryen grabitjen me armë ndaj ish-kampionit botëror të boksit, Amir Khan.

35-vjeçari kishte shkruar në “Twitter” në muajin prill se një “pistoletë ishte drejtuar në fytyrën e tij” në Leyton, ndërsa dy persona ia kishin vjedhur atij orën që kishte vlerën e 72 mijë funteve.

Zyrtarët policorë kanë thënë të mërkurën se janë arrestuar tre persona.

Ata ishin të moshës 25 vjeç, 24 vjeç dhe 20 vjeç. Po mbahen në polici si të dyshuar për grabitje.

Medalisti i argjendtë olimpik i vitit 2008 nga Boltoni ka thënë se ka qenë me gruan e tij, Faryalin, në atë kohë, por ka shtuar se janë mirë.

Nuk pati gjuajtje me armë gjatë grabitjes dhe askush nuk ishte lënduar, kishte thënë policia. /Demokracia.com

Të ngjashme