Lajme
Arrestohen dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur në Fushë Kosovë
Demokracia
21:21 | 02 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, raporton Demokracia.com.

Të njëjtit dyshohen se ishin të përfshirë në një grabitje të armatosur.

“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market  në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se, ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve policore të Fushë Kosovës, që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

“Njërit prej të cilëve i është gjetur dhe sekuestruar: një revole e tipit TT. Personat  e dyshuar : -A.A., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe U.A.,  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë  dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e   policor po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më te”.

Të ngjashme