Lajme
Arrestohen dy persona pasi iu është gjetur substancë narkotike
Demokracia
09:16 | 27 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollimit në veturën e njërit, kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 106.5 gram, një revole me një karikator me katër fishekë dhe dy peshore digjitale, shkruan Demokracia.com

“Fsh. Trudë, Prishtinë (NN) 26.01.2021 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 21.2 gram dhe dy telefona celularë ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 106.5 gram, një revole me një karikator me katër fishekë dhe dy peshore digjitale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Sipas policies me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme