Lajme
Arrestohen dy person në Mitrovicë
Demokracia
17:02 | 14 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Mitrovicës për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Armëmbajtje pa leje “dhe ”Dëmtim i pasurisë’’

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit më 4 prill 2022 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore, përcjell Demokracia.com.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, në  mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë  arrestuar dy persona të  dyshuar për veprat penale “ Armëmbajtje pa leje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Dëmtim i pasurisë”. Arrestimi i dy të dyshuarve A. Th., 24 vjeçar, dhe E. Th., 24 vjeçar, të dy  shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara se me datën 4 prill 2022 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës  kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k duke i shkaktuar lëndime trupore.  Lidhur me rastin në cilësi të provës material nga të dyshuarit është sekuestruar një armë  e gjatë pushkë automatike”, thuhet në njoftim .

Sipas policisë pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme