Lajme
Arrestohen dy gra për prostitucion në Prishtinë
Demokracia
09:30 | 28 Mars 2021

Share:

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra në Prishtinë për mundësim dhe detyrim të prostitucionit.

Sipas raportit të policisë, arrestimi është bërë rreth orës 18:30, kurse si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona  celular dhe 110 euro para kesh. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë (NN) 27.03.2021-18:30.  Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Si prova materiale janë konfiskuar: tre telefona  celular dhe 110€ kesh para. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Demokracia.com/

Të ngjashme