Lajme
Arrestimi i mjekut të QKUK-së për marrje të ryshfetit, reagon ShSKUK-ja
Demokracia
14:34 | 04 Shtator 2023

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore”, thuhet në reagim.

ShSKUK ka shtuar se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në ragimin e ShSKUK-së.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar që të ndalohet mjeku S.D, i cili gjatë punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Të ngjashme