Sport
“Arpagjikt” paralajmërojnë udhëtim masiv në barazh, sigurojnë 20 autobusa për sfidën kundër Vushtrrisë
Demokracia
16:11 | 11 Maj 2022

Share:

Ndeshja e barazhit të ekipeve të Ligës së Parë që synojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll pritet të jetë shumë interesant.

Liria dhe Vushtrria do të përballen në stadiumin “18 Qershori” në Klinë më 21 maj, në duelin që fituesin e dërgon në ndeshjen e barazhit kundër ekipit që renditet i 8-ti në Superligë, shkruan Demokracia.com.

Tifozët prizrenas “Arpagjikt” kanë paralajmëruar udhëtim masiv në drejtim të Klinës.

Tifogrupi që përkrah klubet nga Prizreni kanë njoftuar se kanë siguruar 20 autobusë për tifozët që duan të marrin pjesë në këtë duel të rëndësishëm.

Postimi i plotë:

Bashkarisht drejt Superligës ??

HAJDE PRIZREN! FORCA LIRIA!

Ftohen krejt Arpagjik’t dhe simpatizantët e Lirisë që masovikisht të udhëtojmë në Klinë dhe ta perkrahim Lirinë në ndeshjen e barazhit.

E Shtunë me 21 MAJ nga ora 12:00 bëhet nisja e organizuar nga qendra sportive.

Të siguruar deri më tani i kemi 20 autobusë dhe vend ka për të gjithë.

Tash erdhi koha

Të luftojmë së bashku./Demokracia.com/

Të ngjashme