Lajme
Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nënshkruajnë një traktat të paqes
Demokracia
13:46 | 18 Nëntor 2023

Share:

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord mbi parimet bazë për një traktat paqeje.

Kështu tha sot kryeministri armen, Nikol Pashinyan, megjithëse palët flasim gjuhë të ndryshme diplomatike.

“Lajmi i keq dhe më i rëndësishëm është se ne ende flasim gjuhë të ndryshme diplomatike dhe shumë shpesh nuk e kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Pashinyan.

Pashinyan tha se Armenia kishte propozuar gjithashtu shkëmbimin e të gjithë të burgosurve armenë me të gjithë të burgosurit Azerbajxhanas.

Kujtojmë se të dyja vendet kanë qenë në hasmëri për dekada, veçanërisht për rajonin separatist të Azerbajxhanit të Nagorno-Karabakut.

Në fakt, forcat azere e rimorën kontrollin mbi këtë territor në muajin shtator të këtij vitit, por shkaktuan një eksod masiv të armenëve etnikë.

Të ngjashme