Auto&Tech
Apple pritet të prezantojë AirPods 3 bashkë me iPhone 13 në muajin shtator
Demokracia
13:22 | 27 Korrik 2021

Share:

Në raportimet e fundit nga DigiTimes dhe burime të ndryshme në industri po flitet se ka një mundësi shumë të madhe që AirPods 3 të prezantohen më shpejt nga ç’e prisnim. Skenari më i mundshëm është ai i prezantimit në eventin e muajit shtator, ku do të prezantohet gjithashtu dhe seria e re iPhone 13.

Gjithashtu dhe analisti i njohur i Apple, @dylandkt, në Twitter shkroi se ai beson se Cupertino do t’i prezantojë AirPods 3 bashkë me iPhone 13 në shtator.

Duke njohur historinë e Apple, ata munden dhe të presin për t’i prezantuar kufjet wireless më vonë gjatë këtij viti në një event të veçantë ose bashkë me hardware të rinj. Sido që të jetë e planifikuar, Apple do të kërkojë të bëjë “shumë zhurmë” rreth tyre për të rritur interesin e përdoruesve.

Megjithatë nuk ka ende një lajmërim zyrtar dhe planet mund të ndryshojnë, duke qenë se epidemiologët parashikojnë një rritje të infektimeve me COVID-19 gjatë vjeshtës. /Demokracia.com/

Të ngjashme