ShowBiz
Anxhela Peristeri tërheq vëmendjen e mediave turke
Demokracia
18:14 | 17 Maj 2021

Share:

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në tapetin e kaltër të Eurovision, ku parakaluan pjesëmarrësit e festivalit.

Këngëtarja është shfaqur me një fustan të ngushtë, të punuar nga Valdrin Sahiti dhe është shprehur se është ndjerë si një mbretëreshë, shkruan Demokracia.com.

Gjithashtu, ngjyra e kuqe e zgjedhur nga Anxhela ka spikatur, duke e bërë bukuroshen të duket edhe më joshëse.

Paraqitja e Peristerit ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave turke ku media Hurriyet shkruan: “Përfaqësuesja e Shqipërisë Anxhela Peristeri tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj”.

Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovisionit me 20 maj, ku do të interpretojë këngën “Karma”. Deri më tani, kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, duke marrë shumë klikime dhe komente. /Demokracia.com/

Të ngjashme