Lajme
“Anuluan tender me 4.8 milionë për librat shkollorë – sot japin 6 milionë për PO atë produkt”, Kica-Xhelili akuzon qeverinë për keqmenaxhim të buxhetit
Demokracia
21:03 | 30 Gusht 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ashpër politikat e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Këtë herë, kritikat e saja janëfokusuar në çështjen e tenderëve për librat shkollor.

Në një postim të gjatë, ajo ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si qeveria po menaxhon financat publike.

Deputetja Kica-Xhelili ka shprehur shqetësimin se qeveria po përdor metoda të dyshimta në menaxhimin e tenderëve duke i akuzuar për kamuflim të kostove shtesë në emër të materialeve tjera shkollore.

Ajo akuzoi po ashtu qeverinë se po tenton të demonizojë bizneset që ishin pjesë e tenderëve të mëparshëm, ndërsa po ua jep atyre të njëjtat para me ndërmjetës, por me kosto shtesë.

 

Të ngjashme