Lajme
Anulohen të gjitha votat e partive boshnjake dhe rome në komunat serbe
Demokracia
13:28 | 08 Mars 2021

Share:

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka anuluar fletëvotimet që i përkasin subjektit politik, Romani Iniciativa.

Pas ankesave të subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Partia e Ashkalive për Integrim, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK), PZAP ka urdhëruar që të anulohen fletëvotimet që i përkasin partisë politike, Romani Iniciativa, shkruan Demokracia.com.

“Pranohen  pjesërisht te bazuara apelet  Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Vendimi i PZAP-së:

PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.

Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut./Demokracia.com/

Vendimi i PZAP-së:

 

Të ngjashme