Lajme
Anulimi i aktivitetit që FSK e kishte pritur me vite, reagon ish-ministrja: Pasojat e para për Kosovën
Demokracia
13:29 | 30 Maj 2023

Share:

Demokracia.com ka raportuar sot se aktiviteti më i rëndësishëm për Ushtrinë e Kosovës në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, është anuluar. Krejt kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit dhe mos bashkëpunimit të Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla,.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se anulimi i aktivitetit më të rëndësishëm për FSK-në “Defender Europe 2023”, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane – është ndër pasojat e para për Kosovën nga situata e krijuar në veri të vendit.

DOKUMENT| Pasojat e para, amerikanët anulojnë aktivitetin që FSK e kishte pritur me vite

Ajo ka kërkuar koordinim me aleatët ose në të kundërtën do të ketë pasoja edhe më tej.

Postimi i plotë:

🚨Anulimi i aktivitetit më të rëndësishëm për FSK-në “Defender Europe 2023” (për ditën e sotme e mesiguri edhe në ditët në vijim), në bashkëpunim me ushtrinë amerikane – është ndër pasojat e para për Kosovën nga situata e krijuar në veri të vendit. Kjo automatikisht minimizon mundësinë e avancimit të rrugës integruese të Republikës së Kosovës në Kartën e Adriatikut, Partneritetit për Paqe, dhe eventualisht të drejtën për Membership Action Plan (MAP) për NATO.

🇽🇰🇺🇸🇬🇧🇪🇺Nëse vazhdojmë të mos i koordinojmë hapat me aleatët tradicionalë – SHBA, BE, dhe QUINT në përgjithësi – pavarësisht se jemi plotësisht në të drejtën tonë të plotë shtetërore përballë agresionit të paprovokuar serb – pasojat për Kosovën do të thellohen edhe më tej. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme