Lajme
DOKUMENT| Pasojat e para, amerikanët anulojnë aktivitetin që FSK e kishte pritur me vite
Demokracia
08:58 | 30 Maj 2023

Share:

Aktiviteti më i rëndësishëm për Ushtrinë e Kosovës në kuadër të ushtrimit të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, është anuluar. Krejt kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit dhe mos bashkëpunimit të Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

Pasojat e vendimeve të Qeverisë Kurti tashmë vetëm kanë filluar. Me kërkesë të ndërkombëtarëve është anuluar aktiviteti më i rëndësishëm, të cilin FSK-ja ka vite që po e pret.

Demokracia.com ka siguruar njoftimin zyrtar me të cilin janë informuar palët e përfshira për anulimin e ushtrimit “Defender Eurpe 2023”.

“Ju informomë se për shkak të situatës në veri të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane për Evropë dhe FSK-në është marrë vendim që të anulohet aktiviteti ushtarak “Defender Europe 2023″”, thuhet në njoftim.

Demokracia.com ka mësuar se anulimi i këtij aktiviteti është bërë me kërkesë të Ushtrisë Amerikane për Evropë, U.S. Official (USAREUR-AF or EUCOM).

Ndryshe, që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e sivjetme. Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.

Kosova është nikoqire e “Defender Europe 23”, ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në të cilin po marrin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa. Ky aktivitet ka nisur më 22 maj e pritet të zgjasë deri më 2 qershor. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme