ShowBiz
Ani pse ende e mitur, Loredana nis t’i mësoj rregullat e ngasjes Hanës
Demokracia
13:54 | 17 Nëntor 2022

Share:

Loredana është njëra nga reperet më të suksesshme shqiptare.

Ajo së fundi rrëmbeu çmimin “Artistja më e mirë zvicerane”, në MTV EMA, shkruan lajmi.net.

Përtej muzikës dhe sukseseve që ajo arrin, Loredana komentohet edhe për jetën e saj private.

Ajo dhe Mozzik janë prindër të një vajze e quajtur Hana.

Dyshja nuk ngurrojnë asnjëherë të publikojnë imazhe me të nga përditshmëria.

Loredana ishte ajo e cila kësaj here ka publikuar imazhe nga vetura teksa shihet duke i mësuar asaj rregullat për ngasje, ani pse në moshë të mitur.

Ani pse serioze, Hana dukej se po i shijonte këto momente.

Të ngjashme