ShowBiz
Angelina Jolie: ‘Dua që familja ime të shërohet’
Demokracia
12:46 | 05 Shtator 2021

Share:

Së fundmi aktorja, Angelina Jolie, ka dhënë një intervistë për The Guardian, kur rrëfen peridha të ndryshme të jetës, dhe theksi vihet tek ajo me Brad Pitt. Një kapitull divorci që ende nuk ka përfunduar. Jolie rrëfen se gjatë martesës së tyre, fëmijët e saj nuk ishin të sigurt, tashmë kanë disa pasoja mendore që kanë nevojë për shërim.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin çifti i artë i Hollivudit; aq të famshëm saqë ata kishin dhe një emër arti, Brangelina. Të dy janë fitues të çmimeve Oskar, ndër yjet më të paguar në industrinë e filmit (Pitt thuhet se vlen 300 milionë dollarë, Jolie 150 milionë dollarë). Pitt u votua dy herë si njeriu më seksi në botë nga Revista People, ndërsa Jolie u emërua gruaja më seksi nga revista Esquire në 2004.

Pitt e shoqëroi Jolie-n në shumë nga udhëtimet e saj në UNHCR. Ata hapën shkolla në vendet e shkatërruara nga lufta dhe tre nga gjashtë fëmijët e tyre u adoptuan nga vendet e brutalizuara nga konflikti dhe varfëria, 20-vjeçari Maddox është kamboxhian, 17-vjeçar Pax është vietnamez dhe Zahara 16-vjeçare është etiopiane.

Në shtator 2016, Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Pitt, e cila u finalizua në vitin 2019. Por ata janë ende në një betejë të ashpër kujdestarie, pasi ajo pretendoi se Pitt kishte ushtruar dhunë në familje.

Në nëntor 2016, FBI njoftoi se asnjë akuzë nuk do të ngrihej kundër Pitt dhe e liroi atë nga çdo keqbërje, pas një incidenti disa muaj më parë në avionin e tyre privat, në të cilin u pretendua se Pitt, nën efektin e alkoolit, kishte dhunuat Maddox, atëherë 15 vjeç. Pesë ditë pas incidentit, Jolie paraqiti kërkesën për divorc, duke përmendur dallimet e papajtueshme dhe duke deklaruar se vendimi i saj për t’i dhënë fund martesës “u mor për shëndetin e familjes”.

Pitt pranoi se kishte një problem me alkoolin dhe se ai i kishte bërtitur prej fëmijëve të tij, por gjithmonë ka mohuar të ketë qenë abuzues fizik ndaj tyre. Jolie nuk pranon të thotë asgjë për incidentin për shkak të procedurave gjyqësore. Avokatët e Pitt nuk pranuan të komentojnë kur u ftuan ta bëjnë këtë nga Guardian.

Të ngjashme