Sport
Ancelotti para ndeshjes me Cityn: Nuk kam dyshime për formacionin
Demokracia
15:48 | 03 Maj 2022

Share:

Reali i Madridit pret në sfidën e kthimit të fazës gjysmëfinale, Manchester Cityt, me rezultatin e takimit të parë që përfundoi me shifrat 4-3 për “Qytetarët” e drejtuar nga Guardiola.

Përpara sfidës, Carlo Ancelotti. Foli në konferencën për shtyp, duke besuar te një kthim i rezultatit.

Gjendja e lojtarëve? – Ata janë të përqendruar. Është një ndeshje e rëndësishme, një mundësi e madhe për të luajtur një tjetër finale të Ligës së Kampionëve. Atmosferë e mirë. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne jemi të sigurt në vetvete. Kemi një disavantazh të vogël, por do ta menaxhojmë nesër.

ADN-ja e Realit në Bernabeu… – Nesër ne do të shohim një ndeshje të madhe, midis dy ekipeve të mëdha. Janë gjithashtu dhe skuadra të ndryshme. Sa herë që luan një finale të Ligës së Kampionëve, nuk të duhet gjithmonë motivim. Gjithashtu duhen dhe kualitetet individualë. Nëse fitojmë nesër, nuk do të jetë nga motivimi ose atmosfera, por do të jetë nga puna jonë në grup dhe performancat individuale.

Probleme me mbrojtjen? – Është e vërtet. Nëse luajmë akoma dhe më shumë në lojë defensive, do të pësojmë akoma dhe më shumë gjuajtje drejt portës. Më lini t’ju kujtojë se përballë PSG-së, Çelsit dhe Cityt ne patëm rastet tona që i shndërruam në gol.

Guardiola foli për historinë e Realit. Ju jep avantazh kjo? – Historia s’do të ketë impakt nesër. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Ne duhet të japim më të mirën. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe do të kemi mundësinë për të luajtur një tjetër finale Champions-i.

Dyshime për formacionin? – Nuk kam dyshime. Alaba nuk do të luajë. Unë nuk kam dyshime. Ka mundësi që të jetë një ndeshje e gjatë, por nuk ka rëndësi se kush e nis e kush e përfundon.

Kush do ta zëvendësojë Alaban? – Sistemi i mbrojtjes është i njëjtë. Alaba është një lojtar i rëndësishëm, por Nacho ka luajtur shumë mirë këtë sezon. Ai ka eksperiencë dhe jam i sigurt që do të japë një performancë të mirë nesër.

Foden? – Ai është një lojtar fantastik, shumë i ri, i cili po bënë mirë. Shumë i shpejtë dhe i rrezikshëm. Një nga talentet më të mirë që Anglia ka për momentin. /Demokracia.com

Të ngjashme