Lajme
Ambasadori rus: Moska nuk e ndryshon qëndrimin e saj për Kosovën
Demokracia
15:42 | 07 Qershor 2022

Share:

Ambasadori i Rusisë në Serbi tha se vendi nuk po e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës, si dhe qëndrimin e tij ndaj BeH-së dhe Marrëveshjes së Dejtonit.

Me rastin e shënimit të Ditës së Rusisë, ambasadori i atij vendi në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, organizoi një pritje, nga e cila tha se Serbia dhe Rusia vazhdojnë të zhvillojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet në mënyrën më të mirë dhe se Moska nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën, transmeton Demokracia.com.

Në pritjen në Ambasadën Ruse morën pjesë kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, kryeparlamentari Ivica Daçiq, ministrat Nikola Selakoviq, Sinisha Mali, Nenad Popoviq, Aleksandar Vulin, Nebojsha Stefanoviq, Maja Popoviq, Andjelka Atanaskoviq, drejtori Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, si dhe anëtari serb i presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik. /Demokracia.com/

Të ngjashme