Lajme
Ambasadori britanik: Familjet e të pagjeturve meritojnë përgjigje
Demokracia
14:56 | 27 Prill 2022

Share:

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka kërkuar drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit.

Nicholas Abott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar me rastin e 27 prillit, Ditës së të Pagjeturve.

Abott ka thënë se familjarët e personave të pagjetur meritojnë përgjigje, duke i bërë thirrje insitucioneve që të bëjnë edhe më shumë rreth ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, shkuran Demokracia.com.

“Dita e sotme është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Për hir të një të ardhmeje më të mirë, të gjitha familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre. U bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të bëjnë më shumë për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur”, ka shkruar Abott në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme