Lajme
Aliu kërkon nga shoferët që të kenë kujdes në komunikacion: Ndal shpejtësinë
Demokracia
14:22 | 20 Shkurt 2024

Share:

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë në komunikacion.

Ai ka kërkuar nga shoferët që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Aliu ka shkruar se drejtuesit e makinave mbajnë përgjegjësinë për jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Ndal Shpejtësinë! Jo Jetën e të tjerëve, dhe tënden! 🛑🚗.
Qytetarë të dashur, Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit! Si shoferë, ne mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Shpejtësia shkakton aksidente të rënda, prandaj duke drejtuar me kujdes dhe duke respektuar rregullat, rrugët tona bëhen më të sigurta për të gjithë. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj
”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme