Pat Hitchcock, fëmija i vetëm i regjisorit legjendar Alfred Hitchcock, ka vdekur në moshën 93 -vjeçare.
Aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, të hënën, tha vajza e saj Katie O’Connell-Fiala për The Hollywood Reporter dhe Variety. Shkaku i vdekjes nuk u zbulua.
Pat u shfaq në disa filma, përfshirë filmat e babait të saj Strangers on a Train (1951), Psycho (1960) dhe Stage Fright (1950).
Pat gjithashtu luajti në filmat The Case of Thomas Pyke, Skateboard, Six Characters in Search of an Author dhe Ladies of the Corridor.
Në ekranin e vogël, ajo u shfaq në seritë televizive Suspense, Suspicion, My Little Margie, Matinee Theater, The Life of Riley dhe Alfred Hitchcock Presents.
Pat u tërhoq nga aktrimi për fëmijët e saj të cilët i kishte me burrin e saj të ndjerë Joseph E. O’Connell Jr., i cili vdiq në vitin 1994.
Ajo ka lënë pas vajzat Mary Stone, Tere Carrubba dhe Katie O’Connell-Fiala, si dhe disa nipër e mbesa. /Demokracia.com/