ShowBiz
Aktorja me origjinë shqiptare vaksinohet kundër Covid, tregon për gjendjen e saj shëndetësore
Demokracia
11:01 | 04 Maj 2021

Share:

Aktorja e famshme me famë nërkombëtare Eliza Dushku është vaksinuar për herë të dytë me vaksinën anti-COVID.

Ajo është shtatëzënë me fëmijën e saj të dytë, dhe përmes rrjetit social Instagram ka treguar për gjendjen e saj shëndetësore pak vaksinimit.

Ajo ka shkruar se deri tani është shumë mirë dhe se kishte vendosur të vaksinohej për të mbrojtur veten dhe të tjerët, shkruan Demokracia.com.

“Doza e dytë e vaksinës Pfizer-BioNtech, deri tani shumë mirë! Unë vendosa të vaksinohem në muajin e pestë dhe të gjashtë të shtatëzanisë për të mbrojtur veten, foshnjën që kam në bark dhe djalin tim Bourne!”, ka shkruar ajo.

Ajo gjithashtu ka inkuruajuar të tjerët për të marrë vaksinën dhe shpreson se së shpejti bota do të kthehet në normalitet.

“Ne mund t’ia dalim së bashku. Ju lutem që të merrni edhe ju vaksinën kurdo që keni mundësi”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024