Lifestyle
Aktorja indiane kritikohet për fotosesionin “shumë sensual”
Demokracia
16:20 | 15 Janar 2021

Share:

Kur Rajini Chandy postoi fotosesionin e saj joshës në Facebook, ajo nuk e parashikoi që ato do të bëheshin virale dhe do të tërhiqnin kritika të rënda, raportojnë mediat ndërkombëtare

Fotografitë tregojnë 69-vjeçaren e cila zakonisht është parë me sari elegante shumëngjyrëshe, e veshur me një kominoshe, fustane të gjatë, xhinse dhe një fustan të shkurtër.

E përshkruar si “e guximshme dhe e bukur” nga shtypi lokal në shtetin jugor indian të Kerala ku ajo jeton, fotosesioni ka ngritur hakun e shumë vetave në një shtet konservator ku shumica e grave ende vishen në mënyrë modeste me sari ose funde tradicionale të gjata.

Fotosesioni ishte ideja e Athira Joy, një fotografe 29-vjeçare e njohur për punën e saj jokonvencionale.

Zonja Joy tha se ajo që e tërhoqi atë tek aktorja ishte se si ajo ishte kaq e ndryshme nga nëna e saj.

“Gratë indiane”, thotë ajo, “kalojnë jetën e tyre të mbyllur në këtë sistem martese dhe ngritjeje të familjes. Shumica heqin dorë nga jeta pasi të arrijnë 60 vjeç. Ata bëhen dado për nipërit e mbesat e tyre”.

Nëna e saj 65-vjeçare, thotë Joy, është “një grua tipike indiane që vuan nga të gjitha llojet e çështjeve shëndetësore”.

“Por Rajini është ndryshe – ajo kujdeset për veten e saj, është në formë, është e guximshme, është e bukur, është në modë. Ajo është 69, por në mendjen e saj, ajo është 29, ashtu si unë”.

 

Të ngjashme