ShowBiz
Aktorja e famshme tregon në librin e saj autobiografik se si gjyshi i saj kishte abuzuar seksualisht me të
Demokracia
17:56 | 30 Mars 2021

Share:

Sharon Stone tregon se është abuzuar nga gjyshi i saj në librin autobiografik ‘Bukuria e të jetuarit dy herë’.

Në librin e saj autbiografik, aktorja amerikane, Sharon Stone tregoi se çfarë kishte përjetuar në fëmijëri.

Ajo tregon se si gjyshi i saj kishte abuzuar seksualisht me të dhe motrën e saj, dhe gjyshja e tyre e kishte ndihmuar atë,  shkruan Demokracia.com.

Stone shkruan se ai kishte hyrë në dhomën ku qëndronte ajo me motrën e saj, dhe kishte filluar t’i ngacmonte.

Aktorja tregon se kur kishte vdekur gjyshi i saj, ajo në vend se të mërzitej ishte tejet e lumtur.

“Unë e urreja atë dhe kënaqësia e çuditshme që ndjeva kur ai më në fund vdiq më goditi sin jë ton akulli”, shkruan Stone.

Gjyshi i aktores,Clarence Lawson kishte vdekur kur ajo ishte 14 vjeç. /Demokracia.com/

Të ngjashme