Debutimi i aktores gjermane, Helena Zengel në Hollywood pati sukses si askush më parë.
Krahas yjeve të Hollywood-it, Jodie Foster dhe Glenn Close për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe këtë vit është nominuar edhe aktorja 12-vjeçarja Helena Zengel për rolin e saj në filmin me Tom Hanks “Të reja nga bota” (News from the World), shkruan Demokracia.com.
Lindur dhe rritur në Berlin (Gjermani), Zengel luan si një jetime gjermane në filmin e drejtuar nga Paul Greengrass. Karakteri i Hanks, Kapiteni Kyle Kidd, vendos që ta kthejë vajzën te të afërmit e saj të gjakut pasi ajo ka kaluar katër vjet duke jetuar si vajza e birësuar e fisit Kiowa në vitin 1870 në Texas.
Ylli i ri kinematografik, filloi karrierën në moshën 5-vjeçare kur u shfaq në një video muzikore për grupin gjerman Abby.
Roli i saj i parë në film erdhi në moshën 8 vjeç në dramën gjermane Die Tochter (Vajza). Në vitin 2019, ajo luajti në dramën System Crasher, për të cilën fitoi çmimin gjerman të filmit si aktorja më e mirë.
Filmi gjithashtu tërhoqi vëmendjen e Greengrass, i cili e ftoi atë në një audicion për News of the World. /Demokracia.com/