ShowBiz
Aktori më i pëlqyer i ‘Bridgerton’ nuk do të jetë pjesë e sezonit të dytë
Demokracia
18:31 | 04 Prill 2021

Share:

Aktori më i pëlqyer i shfaqjes ‘Bridgerton’ në Netflix, Rege-Jean Page nuk do të jetë pjesë e sezonit të dytë.

Brigerton ishte seriali më i shikuar në Netflix, me rreth 82 milionë familje që e shikuan në muajin e parë.

Ndonëse të gjithë po e presin me padurim pjesën e dytë, aktori më i pëlqyer nuk do të jetë pjesë e serialit, shkruan Demokracia.com.

Aktori britanik Page luajti një rol kryesor si Simon, Duka i Hastings, dhe lajmi se ai nuk do të kthehet në sezonin e dytë i ka trishtuar fansat.

Njoftimi për largimin e tij erdhi të premten nga kolumnistja e trillimeve imagjinare, Lady Whistledown.

“Do të na mungojë prania e Simon në ekran, por ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Bridgerton”, thuhej në të. /Demokracia.com/

Të ngjashme